5199 qendra votimi janë hapur për 3 milionë e 588 mijë e 869 shqiptarë të cilët do të zgjedhin 140 parlamentarët e rinj. Deri tani kanë votuar që në minutat e para Presidenti i vendit, Ilir Meta, dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Gjithashtu edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka votuar në qendrën e tij të votimit te Liceu Artistik. Ndërkohë që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka votuar në Njësinë nr. 8 në Tiranë.
Është vënë re një pjesëmarrje shumë e lartë e shqiptarëve në votime. Deri në orën 11 KQZ ka raportuar një pjesëmarrje me mbi 20% të vortuesve.
Kur kanë kaluar disa orë nga nisja e votimit që prej orës 7 të mëngjesit situata ka qenë shumë e qetë dhe nuk ka pasur asnjë problematikë serioze. Sipas raportimeve zyrtare nga KQZ problematika e vetme e hasur deri më tani ka të bëjë me pajisjet e leximit të kartave të identitetit. Në disa qendra votimi në disa qarqe të vendit procesi diku është bllokur, diku po vijon manualisht për shkak të këtyre problemeve. Ndërkohë që nga 5199 qendra votimi nuk po vetëm vetëm në atë të Lekbibajt në Tropojë. Kjo pasi ka pasur një largim të disa komisionerëve atje.
Ndërkohë që KQZ ka njoftuar se në disa zona të thella nuk ka pasur operatorë për pajisjen e identifikimit elektronik, kjo edhe për shkak të infrastrukturës së vështirë. Sipas saj përdorimi i pajisjes së identifikimit deri më tani nuk ka funksionuar në rreth 100 qendra votim ku votimi vijon me metodën tradicionale.
Nga ora 7:00 deri në 19:00 kutitë e votimit do të jenë të hapura për të gjithë ata që do të duan të zgjidhin ligjvënësit e katër viteve që vijnë. Partia Socialiste kërkon një mandat të tretë, ndërsa opozita, e përbërë nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe disa parti të tjera të vogla, kërkojnë të marrin drejtimin e vendit për 4 vitet e ardhshme
107 mijë e 024 do të jenë të rinjtë që votojnë për herë të parë ndërkohë që 1,098 persona nuk mund të votojnë për shkak të ligjit të dekriminalizimit.Për herë të parë futen në garë në një palë zgjedhje të përgjithshme, disa forca të reja politike si Nisma Thurje, Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit, Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit apo edhe 3 kandidatët e pavarur që mbështeten nga Lëvizja Vetëvendosje.
Për herë të parë pas zgjedhjeve të vitit 2005, shqiptarët do të mund të votojnë përveç partisë dhe kandidatin që preferojnë, në një fletë votimi të vetme ku vendoset shenja te partia por edhe të numri i kandidatit përkatës. Për herë të parë në këto zgjedhje aplikohet teknologjia në zgjedhje, përmes identifikimit biometrik. Kjo. Ndërkohë që, përmes një projekti pilot, në KZAZ Nr. 40, e cila përkon me Njësinë Administrative Nr. 10 në Tiranë, do të bëhet votim dhe numërim elektronik. Votuesit do të votojë në pajisjen elektronike si për subjektin politik, ashtu edhe për kandidatin preferencial.
Deri në këto momente:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare ka publikuar të dhënat për pjesëmarrjen e votimeve gjatë ditës së sotme.
Kështu, KQZ ka bërë publike pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje deri në orën 09:00.
Pjesëmarrja deri në orën 9:00, është 7.77 %.
Sipas KQZ, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje deri në orën 10:00, është 16,09%.
Sipas KQZ, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje deri në orën 11:00, është 20,12%.
Deri tani Tirana është qarku me pjesëmarrjen më të lartë të qytetarëve në votime.
Ndërkohë sipas shifrave të bëra publike në orën 12:00 sipas të dhënave nga KQZ mësohet se numri i pjesëmarrësve në zgjedhje është 27.18 %.
KQZ raporton se vetëm Qarku i Gjirokastrës nuk ka përditësuar të dhënat.
Edhe pse shifrat janë në përditësim KQZ e ka nxjerrë këtë të dhënë nga raportimi i 47 qendrave të votimit nga 5199 qe janë në total.
Sipas të dhënave zyrtare pjesëmarrja më e madhe me 31% është raportuar në Qarkun e Tiranës, dhe në Qarkun e Kukësit, 30.7 %.
Pjesëmarrja deri në orën 13:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar shifrat e pjesëmarrjes së qytetarëve në gjithë vendin në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas raportimit të fundit nga i gjithë vendi, pjesëmarrja në gjithë Shqipërinë ka shkuar në nivelin e 31.78 %.
Edhe pse shifrat janë në përditësim KQZ e ka nxjerrë këtë të dhënë nga raportimi i 65 qendrave të votimit nga 5199 qe janë në total.
Sipas të dhënave zyrtare pjesëmarrja më e madhe me 35% është raportuar në Qarkun e Tiranës, dhe në Qarkun e Kukësit, 38%.
KQZ raporton se në Qarku i Gjirokastrës kanë votuar 24.64%.
Sipas raportimit të fundit nga i gjithë vendi, pjesëmarrja në gjithë Shqipërinë deri në orën 14:00 ka shkuar në nivelin e 35.68 %.
Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ pjesëmarrja më e madhe me 41.13% është raportuar në Qarkun e Dibrës, dhe në Qarkun e Tiranës, 39.60 % ndjekur nga Qarku i Elbasanit me 37.38 %.
Pjesëmarrja deri në orën 15:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar shifrat e pjesëmarrjes së qytetarëve në gjithë vendin në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas raportimit të fundit nga i gjithë vendi, pjesëmarrja në gjithë Shqipërinë deri në orën 15:00 ka shkuar në nivelin e 38.13 %.
Nga të dhënat zyrtare të KQZ, shihet se deri tani pjesëmarrja më e madhe e votuesve me 43.40 % nw Qarkun e Dibrës, ndjekur nga Qarku i Tiranës me 43.07 %, më pas Qarku i Elbasanit me 40.38 % dhe Kukësi me 39.84 %.
Pjesëmarrja deri në orën 1600
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00 ka qenë 40.9 për qind.
Në një deklaratë për media zëdhënësja Drilona Hoxha tha se situata deri më tani vazhdon të jetë e qetë.
“Aktualisht që flasim nuk ka asnjë problematikë. Situata vazhdon të jetë e qetë. Edhe në ato pak qendra votimi që kishte pezullime të përkohshme tashmë procesi i votimit vazhdon. Situata është mëse e qetë. Sa i përket pjesëmarrjes, që u sqarua edhe në daljen e komisionerit, aplikacioni vijon të jetë funksional. Komsionerët dhe operatorët kanë filluar të transmetojnë të dhënat jo vetëm për përqindjen e pjesëmarrjes në qendrat e votimit, por edhe mbi ecurinë në qendrat e votimit”, tha Hoxha.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen e votuesve në rang vendi, ku deri në orën 16:00 raportohet një pjesëmarrje 41.24 për qind.
Deri më tani kanë raportuar të dhënat 2537 qendra votimi nga 5199 që janë në total.
Ka shkuar deri në 43.6 pjesëmarrja në rang vendi e qytetarëve në procesin e votimit deri në orën 17:00.
Deri më tani kanë raportuar të dhënat 1596 Qendra Votimi nga 5199 që janë në total në të gjithë vendin.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes në votime, ku deri në orën 18:00 kanë votuar 45.48 për qind në rang vendi.
Deri në orën 18:00 kanë raportuar të dhënat 1967 qendra votimi nga 5199 në total.
Tirana dhe Dibra shënojnë pjesmarrjen më të lartë në zgjedhje, ku kryeqyteti ka deri më tani 51.45 për qind votues, ndërsa Dibra 51.53 për qind.
Ndërkohë na ndajnë pak minuta deri në mbylljen e procesit të votimit, që zyrtarisht përfundon në 19:00.
Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve rezulton se deri në orën 19:00 pjesmarrja në rang kombëtar është 47.94 për qind.
Sjellim në vëmendje që procesi i votimit ka përfunduar në orën 19:00. Sidoqoftë të dhënat nuk janë përfundimtare pasi ka ende qendra votimi që nuk e kanë përcjell informacionin lidhur me pjesmarrjen.