MENU
klinika

Vizitë zyrtare

Kryediplomati grek të enjten udhëton në Turqi

14.04.2021 - 08:10

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka bërë të ditur se ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, është planifikuar që të enjten të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Turqi.

Gjatë vizitës, Dendias do të takohet me homologun e tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Sipas ministrisë turke, në axhendën e takimit midis kryediplomatëve të vendeve fqinje janë të gjitha aspektet e lidhjeve dypalëshe, si dhe çështjet aktuale rajonale.