MENU
klinika

"Japonia do të mbështesë Kosovën"

Kryeministri japonez letër Osmanit

13.04.2021 - 12:15

Kryeministri i Japonisë, Yoshihid Suga, i ka dërguar një letër presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ku e ka uruar për detyrën.

Në letrën e tij kryeministri Suga ka thënë se Japonia i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Kosovën.

“Në këtë telegram, kryeministri Suga ka thënë se Japonia i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Kosovën, e cila sipas tij luan rol kyç për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkan, por dhe në Evropë.

Kryeministri japonez ka theksuar në telegram se Japonia aktivisht kontribuon në zhvillimin e vendit tuaj dhe do të vazhdojë ta mbështesë reformat në Kosovës dhe përpjekjet në rrugën evropiane të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Më tej Suga ka theksuar se shteti i tij do të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën ne fushën e politikës, biznesit, kulturës dhe sportit. /abcnews.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'deklaron kandidatja për kryeministre?

“Koalicion me VV, vetëm nëse pranon këto kushte”


Marrëveshja e tij për Kosovën dhe Serbinë do të zbatohet

Administrata Biden i ka kërkuar ndihmë Grenellit

Krerët shtetërorë: Bashkimi Europian është treguar i vonuar..."

“Është koha që Evropa të hapë dyert për Kosovën”

Javën e ardhshme pritet të arrijë kontingjenti tjetër i vaksinave

Kosova, në dozat e fundit të vaksinave kundër Covid-19

Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti në Durrës

Flet djali i viktimës: Shkuan me simptoma të rënda në spital…