MENU
klinika

"Kam shumë ftesa dhe nuk e kuptoj cili nga këta është…"

Kryeministri Rama i përgjigjet Metës për debat publik

16.04.2021 - 20:40

Kryeministri Edi Rama refuzon edhe ftesën e Presidentit Ilir Meta për debat publik, ftesë e bërë më herët edhe nga kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Tha se kishte shumë ftesa dhe se nuk e dinte se cili ishte ai që fliste në emër të të gjithëve.

“Kam shumë ftesa për të dalë dhe duke qenë se nuk kuptoj se cili nga këta është ai që flet në emër të të gjithë këtyre s’kam pse t’u përgjigjem ftesa. Ilir Meta i bën ftesë edhe Damian Gjiknurit për t’u përballur në një studio në Vlorë. Presidenti i Republikës, i bën ftesë Damian Gjiknurit. Nuk ka kohë për të humbur.”

I pyetur mbi bashkimin me Partinë Demokratike dhe idenë që qarkullon për një qeveri të gjerë, Rama tha se bashkëpunimi fillon ku secili bën detyrat e tij karshi zgjedhësve.

“Nuk vë unë asnjë kufi. Nuk fillohet me qeverisje të zgjeruar, fillohet me bashkëpunim të strukturuar kur secili bën detyrën e tij karshi zgjedhësve”, theksoi Rama në Vizion Plus.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN