MENU
klinika

"Kam pesë orë që rri kot!"

Kryetari i KZAZ-së vendos të mbyllë qendrën e votimit para orarit zyrtar

25.04.2021 - 16:52

Kryetari i KZAZ-së në një prej fshatrave të Kavajës ka vendosur të mbyllë qendrën e votimit, pasi sipas tij nuk ka më votues.

Ai thotë se ka pesë orë që rri kot sepse banorët kanë votuar sipas tij që të gjithë. Po ashtu thekson se ka qenë komisioner që prej vitit ’91 dhe e di mirë se sa votues ka fshati.

“100 shtëpi ka fshati gjithsej. Unë kam pesë orë këtu. Nga ora një deri tani nuk ka asnjë person me votues. Kam qenë gjithmonë komisioner që prej ‘91dhe e di se sa votues ka ajo lagje dhe sa shtëpi ka, prandaj e mbyllën. Po unë jam kryetari i KZAZ”, tha kryetari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN