MENU
klinika

“S’mund të trajtohemi si fqinjë”

Kurti në PE: BE të shpëtojë dhe të ndërtojë Ballkanin Perëndimor

29.04.2021 - 16:36

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në fjalën e tij në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, u shpreh se tashmë ka ardhur koha që Bashkimi Europian të shpëtojë dhe të ndërtojë Ballkanin Perëndimor.

Kurti gjithashtu theksoi se historia nuk duhet të injorohet, duke shtuar se Kosova duhet të trajtohet si anëtare dhe jo si fqinje.

“Nuk mund të injorojmë historinë. E falënderoj këtë institucion që ka qëndruar lart për Kosovën dhe përpjekjen për të avancuar Kosovën në rrugën e Europiane, por Kosova duhet të fitojë liberalizimin e vizave.  Duhet të rrisim bashkëpunimin rajonale që procesi i anëtarësimit të jetë më i shpejtë, ne duhet të trajtohemi si anëtarë dhe jo si fqinjë.

Unë besoj që është në interes të BE dhe Europës që të ndalin me një plan mini-marshall që do të përshpejtonte Europën. Është koha e BE-së që të shpëtojë dhe të ndërtojë Ballkanin Perëndimor”, tha Kurti.