MENU
klinika

RENDITJA

Kush janë ministrat e Edi Ramës më të votuar, në zgjedhjet e 25 prillit

29.04.2021 - 10:14

Erion Braçe është personi më i votuar deri më tani, nga kabineti qeveritar.

Pas zv. kryeministrit Erion Braçe, ministri më i votuar i kabinetit qeverisës së kryeministrit Edi Rama është ai i Brendshëm Bledi Çuçi i cili ka arritur të sigurojë deri më tani 11 932 vota në listat e socialistëve në qarkun e Gjirokastrës.

Me një diferencë të vogël, pas tij renditet ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në listën e Korçës me 11 426 vota, ndjekur nga ministri i Turizmit Blendi Klosi i cili ka marrë 11 186 vota në Berat.

Ndërkohë në qarkun e Tiranës, janë 7 ministra që kandidojnë për deputetë, ku epërësinë me shumicë votash deri më tani e ruan ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku me 10 809 vota. Më pak i votuari është ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi

Votat që ka marrë kabineti qeveritar dhe zona ku kandidojnë

Zv. kryeministri Erion Braçe në Fier –  13 533 vota

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në Korçë – 11 426 vota

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në Gjirokastër – 11 932 vota

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në Korçë – 4 740 vota

Ministrja e Financave Anila Denaj në Vlorë – 6428 vota

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në Tiranë – 10 809 vota

Ministrja e Arsimit Evis Kushi në Elbasan – 4259 vota

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në Tiranë – 3351 vota

Ministrja e Kulturës Elva Margariti – Nuk ka kandiduar

Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi në Durrës – 1 626 vota

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Tiranë – 4 672 vota

Ministri i Turizmit Blendi Klosi në Berat – 11 186 vota

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko në Tiranë – 3698 vota

Ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi në Tiranë – 1394 vota

Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në Tiranë – 6069 vota

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj në Tiranë – 5594 vota

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Belinda Balluka te Grida Duma e Anila Denaj

Votat preferenciale/ Kush janë gratë e forta të PS dhe PD?