MENU
klinika

ANALIZa

“Kush përfitoi nga protesta e kontrollorëve?”- Preç Zogaj: Pse…

10.04.2021 - 15:05

Në potpurinë e akuzave se kush qëndronte prapa ngjarjeve të Rinasit ishte dikush që tregoi me gisht Edi Ramën.

Ky ishte Lulzim Basha. Rama është i vetmi përgjegjës për këtë, tha Basha, duke i kërkuar të ndalë menjëherë grevën. Nuk e dimë çfarë di konkretisht Basha për rolin e Ramës në këtë ndodhi.

Në pamjen e jashtme të ngjarjes Kryeministri ngjan të jetë i shënjuari për t’u goditur, jo shënjuesi. Basha mund ta ketë pasur fjalën për shpërfilljen e gjatë nga Kryeministri të ankesave të kontrollorëve që kanë nisur prej një viti.

Pra, shpërfillja provokoi një kundërveprim të llogaritur keq nga ana e tyre. Ata ranë në kurthin e shpërfilljes. Ose mund të ketë treguar me gisht Edi Ramën thjesht duke u nisur nga pista e njohur “kush përfton” në hulumtimin e ngjarjeve të ngatërruara.

Sepse ishte vetëm Rama përfituesi politik i ngjarjes. Edhe duke qenë një protestë e pastër kundër uljes së rrogave.

Edhe po të jetë e kurdisur politikishtversioni numër një, të cilit i mëshon Rama duke rritur dozën e spekulimit, pasi i doli zogu në shteg.

Njerëzit që u lanë në tokë pa paralajmërim, ndërsa kishin prenotuar fluturimet; njëqind mijë vaksina që pritej te vinin pikërisht ditën e bllokimit të fluturimeve; mesazhi që jepte dhe pikëpyetjet që ngrinte bllokimi i aeroportit të vetëm ndërkombëtar për stërvitjen “Defender 21”, me e madhja e trupave të NAT0-s në vendin tonë pas pak javësh, mesazh i cili më e pakta nxori në ditë vulnerabilitetin e sigurisë dhe normalitetit të fluturimeve në qiellin e Shqipërisë – të gjitha këto shërbyen si gola për qeverinë.

Edhe pse Basha tha atë që tha, ndërsa opozita e tij po e kërkon suksesin me përpjekje të mëdha duke denoncuar dështimet e qeverisë e duke shpalosur programin e saj.

Ka diçka që nuk shkon në konfigurimin, koordinimin dhe disiplinën e forcave anti-Rama në vend. Kjo duket qartë.

Së paku në rrafshin e marrëdhënieve me publikun. Diçka që duhet riparuar sa më parë.

*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"E ëma e Kastriotit shkoi në Greqi një javë më parë, sa vajti ajo…"

Misteri rreth vrasjes së Alba Cenkos! Flasin fqinjët e çiftit

Pritet të zbardhen skemat dhe krimet e bandave kriminale, mes tyre dhe shqiptarë

Përgjimet në “Sky ECC”/ EUROPOL i dorëzon Greqisë 4500 dosje!

Kreu i PD-së: Do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme!

Sali Berisha zbulon datën e protestës së radhës!