MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

Kushti i vetëm që Hysaj mund të qëndronte te Napoli

12.04.2021 - 16:15

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, nuk ka rinovuar me Napoli dhe më pasojë kontrata e tij skadon në 30 qershor dhe javët e fundit është folur për një transferim të mundshëm te Milan, Roma ose në Premier League.

Natyrisht, shkodrani do të përcaktojë të ardhmen e tij, por nuk i dihet nëse këto javët e ardhshme të ketë një pajtim me Napolin për të vazhduar aventurën bashkë edhe për të paktën 2 vite të tjera.

Në fakt, gazeta “Il Mattino” zbulon se edhe pse mes agjentit të Hysajt dhe presidentit De Laurentiis raportet nuk janë të shkëlqyera, fakti është që gjithçka mund të varet nga trajneri që do të zgjidhet për kursin e ri.

Kështu që, nëse do të ishte Gattuso, Hysaj do të vazhdonte. Nëse do të largohej Rino, atëherë lamtumira duket e pashmangshme. Një rinovim në fund nuk mund të përjashtohet si mundësi. Hysaj i ka dhënë shumë Napolit dhe ka marrë nga Napoli, ndaj edhe akordi i ri me shifra 2.5 mln euro dhe bonuse mund të nënshkruhet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shumë pista për mbrojtësin shqiptar

Dy ekipe franceze duan Elseid Hysajn