MENU
klinika

U fut me makinë përmes sheshit

Ky është personi që shkaktoi terror në Sheshin ‘Skënderbej’

25.04.2021 - 12:01

Personi që shihni në foton më lart është i riu që drejtonte makinën me të cilën u fut në Sheshin Skënderbej mes turmës së qytetarëve duke shkaktuar një terror dhe panik.

Ai është neutralizuar nga qytetarë të pranishëm dhe një i ri i guximshëm ishte ai që si një hero kërceu mbi xhamin e parë të makinës dhe e ndaloi shoferin të ecte më tej në Shesh.

Ndërkohë që u arrestua nga policia, i riu ka deklaruar: “Nuk e mora vesh fare. I futa një cigare”.

Mësohet gjithashtu se në makinë personit iu gjeten edhe disa doza droge.

Ka qenë një qytetar, i cili ka ndërhyrë duke neutralizuar autorin.

Në një komunikim për gazetarët “heroi” që bëri të mundur të ndalonte një rrezik të mëtejshëm tha se ngjarja ishte e ngjashme me një akt terrorist.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN