MENU
klinika

"Do ta nxjerrim jashtë armikun e padukshëm"

‘Lajm i mirë’, Rama: Brenda prillit mbërrijnë edhe 23 mijë doza të tjera Pfizer!

02.04.2021 - 08:30

Brenda prillit Shqipërisë do t’i shtohen edhe 23 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer në luftën kundër COVID.

Lajmin e ka dhënë mëngjesin e sotëm, Kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook.

“Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera PFIZER. Ne do ta lehtësojmë sezonin turistik me se s’bën; do të ngjitemi shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Evropë, për volumin e vaksinimit; do ta nxjerrim jashtë Armikun e Padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë”, shkruan Rama.