MENU
klinika

NBA

Lakers humbin sërish, ringrihen Bucks

16.04.2021 - 09:21

Janë luajtur vetëm katër ndeshje në NBA. Ekipi i Boston Celtics fitoi 121-113 ndaj Lakers në përballjen e dy prej skuadrave legjendare. Ndeshje e shkëlqyer e Jaylen Brown, që realizoi 40 pikë, ndërsa te Los Angeles Lakers mungoi lojtari lider.

Tjetër ndeshje e shkëlqyer për Stephen Curry, që realizoi 33 pikë në fitoren 119-101 të Golden State ndaj Cleveland. Rikthimi në fushë i Giannis Antetokounmpo (15 pikë) sjell toren për Milwaukee, që mundi 120-109 Atlanta Hawks.

Shënuesi më i mirë për Bucks ishte Holiday me 23 pikë. Fiton edhe ekipi i Phoenix Suns, që mundi 122-114 Sacramento dhe konsolidon vendin e dytë në Perëndim. Ayton me 26 pikë e 11 rebound si dhe Booker me 23 pikë bënë diferencën për Phoenix në këtë sfidë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN