MENU
klinika

Dëshmi e shtypit të kohës...

“Lidhja Shqiptare gati drejt Manastirit e Shkodrës”

16.04.2021 - 15:57

         “Le Temps” ka botuar, të dielën e 20 mars 1881, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me sukseset luftarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Na shkruajnë nga Shkodra, më 14 mars, në agjencinë Havas:

“Lidhja shqiptare është zonja absolute e Prizrenit, Pejës, Shkupit, Gjakovës dhe Prishtinës, nga ku ka përzënë autoritetet e emëruara nga Porta.

Aktualisht, Lidhja ka 12.000 këmbësorë dhe 1.200 kalorës, të gatshëm për të marshuar në Manastir dhe Shkodër.

Pikërisht në këtë qytet, pakënaqësia e katolikëve ka arritur në kulm dhe pritet që ata të bashkohen me myslimanët, për të arritur autonominë, që  gjithë vendi e aspiron, që nga lufta turko-malazeze.

Në prani të këtij rreziku të ri, Porta e Lartë do ta kuptojë pa dyshim, sesa urgjente është që t’i japë fund, nëpërmjet propozimeve të kënaqshme, mosmarrëveshjes me Greqinë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kundër Zogut e serbomëdhenjve

Bajram Curri udhëheqësi luftëtar

Agjenti i imperializmit francez shkruante

1916: Nga Tepelena në Gjirokastër