MENU
klinika

Ivi Kaso i kërkon partisë së Astrit Patozit që ta ndryshojë! Përfaqësuesi i BD: Të ishte kërkuar…

Logoja fut në “sherr” PD-në dhe Bindjen Demokratike

01.04.2021 - 12:50

Ndërkohë që na ndajnë 24 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike dhe Bindja Demokratike janë përplasur për logon me të cilën përfaqësohen.

Sekretari i Partisë Demokratike për çështjet ligjore Ivi Kaso, gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së, ngriti në prani të komisionerit Celibashi shqetësimin e ngjashmërisë së logos së selisë blu me partinë e drejtuar nga Astrit Patozi.

Ivi Kaso tha se ngjashmëria e logos së Partisë Demokratike dhe Bindjes Demokratike krijon konfuzion te votuesit. Ndërkaq, përfaqësuesi i Bindjes Demokratike Fabian Topollaj tha se ndryshimi është bërë dhe BD do të dërgojë logon e re, nën inicialet e së cilës do të mbishkruhet edhe emri i partisë.

“E konsideroj të mbyllur pjesën e stilizimit të logos. Ne me kënaqësi e kemi ndryshuar logon, në kohë rekord, dhe me qëllim që fleta e votimit të miratohet, të bëhet sa më shpejt dhe të vazhdojë procesi”, tha Topollaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Edi Rama po bën vaksinim masiv, ndërsa Lulzim Basha po…”

Kryeministri poston foton e piknikut të PD në Elbasan dhe thumbon opozitën