MENU
klinika

“Merrni punëtorë nga Bangladeshi”

Lubonja komenton deklaratën e Ramës: Kryeministri i do njerëzit pa gojë, që të punojnë si skllevër

01.04.2021 - 16:50

Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje “Skype” në “News 24” komentoi ndër të tjera edhe deklaratën e kryeministrit Rama, “merrni punëtorë nga Bangladeshi”.

Lubonja theksoi se kjo shprehje është raciste, duke shtuar se kryeministri i do njerëzit pa gojë, që të punojnë si skllevër.

“E dëgjova vetë atë deklaratë të Ramës. Kjo tregon për sëmundjen që ka Rama dhe shoqëria jonë. Kjo sëmundje është që të shikosh tjetrin si mjet, jo si qëllim. Kur i do njerëzit si skllevër, si njerëz që nuk kanë dhe ata që s’kanë qëllim jete, përtej asaj që punojnë për ca oligarkë që kanë lidhje me kryeministrin.

Iu thotë që sa të mësojnë shqipen, hiqi thotë. Dikur kur kishte lidhje me shkuesi, thuhej se i kam gjetur nuse “pa gojë”, që dmth e do pa fjalë. I do njerëzit pa gojë. Do njerëzit që thjesht t’i përdorë dhe t’i hedhë, kjo mendësi dominon në Shqipëri. E tmerrshme që është parti e majtë, që iu thotë të huajve se këtu nuk ka sindikata këtu. Për bangladeshasit, përdori racizëm. Rama i sheh njerëzit si instrument. Sot PS duhet të gumëzhonte, por askush nuk flet”, tha Lubonja.

 

 

Fatos Lubonja nënvizon se elita politike e ekonomike në Shqipëri ka shkatërruar qytete dhe bregdetin, për interesa të një grupi njerëzish.

“Shikimi i njeriut për ta përdorur personin si mjet pune, si skllav pa gojë është e tmerrshme. Ta mendosh veten si qenie superiore dhe të tjerët na qenkan qenie inferiore, është e tmerrshme. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Në Shqipëri e kanë betonizuar qytetin, bregdetin. Kanë marrë pyjet dhe iu tregtojnë drutë. Kanë ndërtuar vila, pa dashur t’ia dinë për trashëgimi kulturore. Duan të ngrenë kulla për pastrim droge, kjo është skandaloze. Deklarata tregon se do të përdorë njerëzit si mjet, kjo është kulturë dominonte në Shqipëri dhe sidomos atyre që janë të fuqishëm”, u shpreh Lubonja.

Më tej, Lubonja vlerësoi se vaksinimi dhe fushata elektorale që bëhet në Shqipëri duhet të ishin ndara.

“Mendoj se vaksinimi duhet të ndahej nga fushata elektorale. Por, tek ne përdoret çdo gjë, përdoret edhe detyra që e ke. Sikur të kishim politikë normale, ndoshta edhe zgjedhjet do ishin shtyrë, por askush nuk vë arlarm. Shqipëria është sikur nuk ka sensorë. Janë gjithë këta të vdekur, shqiptarët kanë paguar para për t’u shëruar. Edhe opozita përdor njerëzit. Nëse e sheh njeriun si qenie me dinjitet, nuk gënjen siç gënjejnë këta. Ndoshta mendojnë veç për pushtetin e vet e nuk mendojnë për ikjen e njerëzve nga Shqipëria. Ikja e shqiptarëve është dramë e madhe njerëzore, pjesë e kapitalizmit të egër”, përmbylli Lubonja.