MENU
klinika

Ish-kryeministri: Nuk janë të miat, i kisha me qera

M. e Veriut/ Prokuroria ka sekuestruar prona të Gruevskit

20.04.2021 - 07:27

Prokuroria Publike në Maqedoninë e Veriut pretendon se ka sekuestruar pronat e ish-kryeministrit, Nikola Gruevski i cili prej kohësh qëndron në azil në Hungari.

Gruevski është i dënuar në Maqedoninë e Veriut me 2 vite burg për rastin e blerjes së një makine 600 mijë euro kur ishte kryeministër, me paratë publike.

Nga ana tjetër sekuestroja ka të bëjë me 1 tokë dhe 2 apartamente. Për këtë rast ka reaguar vetë ish-kryeministri në një reagim zyrtar në FB, duke thënë se këto prona i kishte marrë me qera dhe nuk janë të tiat apo të të afërmve të tij.

Ai paralajmëron se nuk ka prova, ndërkohë thotë se Prokuroria do të fusë aty dëshmitarë të rremë kundër tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjermania, ultimatum Ahmetit

“Lëri lojrat, formo qeverinë me Zaev”