MENU
klinika

Dështim?

Makinat pa shofer, shtohen viktimat si pasojë e aksidenteve të Tesla-s!

20.04.2021 - 08:40

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti në SHBA.

Makina “Tesla”, pa shofer, është përplasur me një pemë në veri të Hjuston-it, sipas autoriteteve amerikane!

“Askush nuk ishte në vendin e shoferit”, u shpreh Cinthya Umanzor, oficere e policisë në Hjuston.

Makina e aksidentuar, Tesla Model S 2019, po udhëtonte me shpejtësi të madhe dhe nuk arriti të devijonte një pengesë që doli në mes të rrugës, duke u përplasur me një pemë ku më pas ka shpërthyer menjëherë në flakë.

Pas shuarjes së zjarrit, oficerët lokalizuan dy pasagjerë, njërin në sediljen e pasagjerit dhe tjetrin në sediljen e pasme të Teslas. Kompania e njohur e prodhimit të automjeteve elektrike ende nuk ka dhënë ndonjë koment në lidhje me aksidentin.

Nga ana tjetër agjencia e sigurimit të automjeteve amerikane tha se ka hapur 27 hetime për përplasjet e automjeteve Tesla. Të paktën tre nga aksidentet janë regjistruar muajt e fundit!