MENU
klinika

COVID-19

Manastirliu jep lajmin e mirë: Brenda majit do të kryhen gjysëm milionë vaksinime

12.04.2021 - 19:45

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, inspektoi sot nga afër procesin e vaksinimit masiv në Elbasan.

Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu bën me dije se brenda majit do të kryhen gjysëm milionë vaksina.

“Me Kryeministrin Edi Rama në #Elbasan, ku vijon vaksinimi masiv, për të mbrojtur një orë e më parë jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Asgjë nuk do të na ndalë në realizimin e planit tonë, për të kryer gjysmë milion vaksina brenda majit”, shkruan Manastirliu.

Prej disa ditësh vijon procesi i vaksinimit masiv, i cili është shtrirë në disa qytete të Shqipërisë.

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës