MENU
klinika

COVID-19

Maqedoni e Veriut/ Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja

06.04.2021 - 09:55

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë një vendim për kufizime të reja për shkak të situatës së krijuar për shkak të Covid-19, të cilat hyjnë sot në fuqi.

Që nga sot hyn në fuqi ora policore në periudhën kohore nga ora 20:00-05:00 dhe se kjo masë do të zgjasë deri më 20 prill, në prag të motit të ngrohtë dhe festave.

Prej sot mbyllen edhe sallat e fitnesit, sallat e sportit dhe sallat për ushtrime dhe ndalohet edhe organizimi, mbajtja dhe pjesëmarrja në seminare, trajnime, punëtori, kurse, konferenca etj.

Sakaq që nga nesër mbyllen të gjitha objektet hotelierike, si dhe pikat e bastëve. Nga masat e mëparshme, mbetet në fuqi ndalesa për grupimin e më shumë se katër personave.

Numri i të vdekurve nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut është 3 940, ndërsa numri i rasteve aktualisht është 21 630.