MENU
klinika

Me vaksinën ruse

Maqedonia e Veriut nis sot vaksinimin masiv të popullatës

05.04.2021 - 08:50

Maqedonia e Veriut ditën e sotme do të nis vaksinimin masiv të popullatës kundër covid-19. Vaksinimi do të kryhet me atë të prodhimit rus, “Sputnik V”. Një pjesë e vaksinave janë të dhuruara nga Serbia.

Sipas asaj që raportohet nga  Ministria e Brendshme, në Maqedoninë e Veriut, synimi është që të vaksinohen 5 mijë persona në ditë ku do të përfshihen punëtorët që janë me risk të lartë infektimi, si ata të mediave, gjykatat, shoferët e transportit publik, zjarrfikësit, punëtorët në çerdhe dhe punëtorët e pikë pagesave.

“Janë përgatitur gjithsej 48 pozicione për vaksinimin të menjëhershëm dhe kapacitet për të vaksinuar rreth 5.000 qytetarë në ditë. Sipas planit, do të punohet në dy turne nga ora 08:00 deri në 20:00” thuhet në njoftimin përkatës të ministrisë. E.L/abcnews.al/