MENU
klinika

Ndizet merkatoja

Mbappe te Real, CR7 shkëmbehet me Pogba?

13.04.2021 - 15:20

Kylian Mbappe dhe Real Madrid do të bashkohen së shpejti. Bomba e lëshuar nga emisioni “Chiringuito” në Spanjë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ka qenë drejtori Pedrerol ai që ka hapur puntantën e djeshme me këtë fjali:

“Kylian Mbappe do të luajë te Real Madrid sezonin tjetër. Mbappe do të veshë fanelën e Realit. Ashtu si kam thënë prej javës së shkuar, ashtu si them tani. Kjo do të ndodhë sezonin tjetër”.

Një deklaratë e fortë kjo që bën tifozët e Realit të çmenden dhe nisin të ëndërrojnë. Sipas programit, akordi mes Mbappe dhe Perez është gjetur prej tashmë dy vitesh dhe pritet vetëm që të nënshkruhet. Ideja e Realit dhe lojtarit ka qenë që të afrohej sa më pranë skadimit të kontratës (në vitin 2022) në mënyrë që të ulej drastikisht çmimi i kartonit.

Ndërsa Manchester United është i etur për të ri-nënshkruar me Cristiano Ronaldon, ka plan për ta marrë yllin portugez nga Juventusi. Në këtë përfundim ka arritur “Calcio Mercato”, që shton më tej thashethemet mbi të ardhmen e 36-vjeçarit.

Më konkretisht, sipas portalit të njohur italian, “Djajtë e Kuq” do të konsiderojnë një marrëveshje shkëmbimi, që do të shihte Paul Pogba të kthehej në Torino dhe e kundërta, Ronaldo në “Old Trafford”, këtë verë.

Manchester United është në rrugën e duhur për ta përfunduar kampionatin në katërshen më të mirë të Premier League, çka do të thotë pjesëmarrje në Champions League sezonin e ardhshëm. Në funksion të ngjitjes sërish në majë, si në kohën e Alex Fergusonit, klubi po planikon të rikthejë një legjendë si CR7.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN