MENU
klinika

Sulmuesi i PSG

Mbappe vendosi rekordin negativ në Champions

14.04.2021 - 15:45

Vërtet ishte përcaktues në kualifikimin e ekipit të tij në gjysmëfinale, teksa me dy gola në ndeshjen e parë i dha fitoren PSG, por Kylian Mbappe vendosi një rekord negativ mbrëmë në Champions League.

Sulmuesi është kapur gjashtë herë në pozicion jashtë loje, një rekord në këtë sezon të Champions League. Një statistikë kjo që nuk është pëlqyer nga shumë tifozë të PSG-së, edhe pse Mbappe ka qenë në pozicion të rregullt në disa raste.

Kjo është arsyeja pse në rrjetet sociale ka lluar një “fushatë” e vërtetë kundër arbitrave italianë që kanë drejtuar ndeshjen. Në fakt, ishin çështje centimetrash, ku në njërin Mappe shënoi gol përballë Neuer, por natyrisht që u anulua.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN