Fort i nderuar Profesor i mirënjohur dhe atdhetar i përkushtuar Sami REPISHTI!
Së pari, nuk do të mjaftonin fjalët për t’Ju shprehur nderimin ndaj citimit (bashkëlidhur) që Ju keni publikuar rreth qëndrimit tim për zgjedhjet e 25 Prillit (https://gazetadielli.com/ne-pritje-me-shprese-te-votimeve-parlamentare-te-25-prillit-2021/):
“Tue folë për zgjedhjet Gjenerali Piro Ahmetaj në nji intervistë me Zërin e Amerikës theksonte se: “… të gjithë jemi fajtorë, pasi të drejtën sovrane të votës e kemi shitur për nji thes miell, ose lejuar të na e vjedhin dhe ia kemi nxirë faqen Shqipërisë… ! Shqipëria është në udhë-kryq, të gjithë janë të hutuar, pasi besimi te vota e lirë dhe shteti i së drejtës kane rënë. Shpresat e demokracis funksionale dhe harmonia e pushteteve jane vrarë. Shqiptarët mbas 25 Prillit duhet të marrin të marrin fuqinë e kontrollit të pushtetit në duart e tyre… “(15.III.’21)!
Së dyti, në respektin Tuaj, por jo vetëm, dëshiroj ta përsëris edhe më fortë se Shqipëria-2021, pra për 30 vitet e fundit, si asnjë vend tjetër lindor është sunduar nga platfomma e Kotovicës, ku institucionet e larta shtetërore janë pushtuar nga politikan zullumqarë, ku shteti dhe opozita janë të shitura ose të kapura nga oligarkë të emëruar dhe “rambo-sekserë zuzarë” !
Së treti, për edhe më qartë dhe siç jam i sigurt Ju e dini fortë më mirë se mua, Atdheu ynë i përbashkët, Shqipëria jonë e dashur, mbetet i vetmi vend ndër jo vetëm 30 vendet e NATO-s, por edhe Kosova Serbia, Bosnje-Hecegovina, që për 30 vite me radhë (faqe e zezë ..) kemi “dështuar me sukses” të bejmë zgjedhje si gjithe Europa ?!
Për pasojë vendi ynë i bekuar nga natyra, pasuritë, deti dhe perëndia është më i varfëri në Europë, ku vlerat demokratike janë të përdhosura, ku shteti është i kapur nga krimi dhe korrupsioni, ku opozita është e shitur nga interesat e oligarkëve dhe “sekserëve të sukseshëm”, ndërsa qindra mijëra shqiptarët e zhgënjyer dhe intelektualë të dëshpëruar ja mbathin nga sytë këmbët, sikur (apo ndoshta …) të jemi të nëmur !!
I dashur mik, i nderuar Profesor REPISHTI,
Siç e keni provuar shumë rëndë në lekurën Tuaj: “Mjaft është mjaft = Enough is enough”!
Së katerti, do isha shumë i lumtur dhe sigurisht do të lutesha në gjynjë të isha gabim, por zgjedhjet e 25 prillit nuk do prodhojnë as rotacion politik, as zgjidhje për Kombin tonë, as stabilitet demokratik, as harmoni sociale dhe as shpresë për shqiptarët, përveçse fatëkeqësisht do thellojnë krizën e rëndë të riciklimit të listës së politikanëve dhe shtetarëve zullumqarë, oligarkëve fuqiplotë dhe sekserëve të gjithëpushteteve që jo vetëm kanë pushtuar vlerat e të djathtës moderne, por edhe vjedhin si kusarë dhe sundojnë Shqipërinë për 30 vitet e fundit.
Së pesti, po Ju e dini, mësimin që na vjen nga Presidenti i SHBA Thomas Jefferson (1801- 1809): “Ajo qe Tiranitë kanë nevoj për të mbijetuar, është që njerzit me vetëdije të lartë të heshtin”.
Por si Gjeneral i nga përkëtej Atlantikut, lutem më besoni Profesor, se shtetet e dështuara si RSH-2021 dhe oligarkitë digitale janë edhe më të vështira se diktaturat për tu tejkaluar.
Prandaj e kemi për detyrë ndaj Kombit të mos heshtim për asnjë arsye dhe për çdo kosto.
Së fundmi, si mesazh përmbledhës i një ushtari të vlerave të djathta Euriatlantike: “për Shqipërinë e pas 26 Prillit, nuk gjej opision tjetër, ose të luftojmë të privalojnë vlerat demokrake si gjithe Europa ose të shuhemi, d.m.th ose t’ja mbathim nga sytë kembët të tërë, siç ju dhe gjenerata Juaj fisnike morët arratinë mbas pushtimit komunist të 29 Nëndorit 1944”!
Duke ju uruar shëndet, dhe me konsideratat më të larta Piro AHMETAJ (Gjeneral)
Gjeneral ® Piro AHMETAJ, Ekpert i Lartë për Sigurinë Kombëtare & NATO,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut,
Ish- Këshilltar i Sigurisë Kombëtare -PD,
Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSH,
Zv/SHSHPFA & Përfaqësues i RSH në NATO.