MENU
klinika

Nesër vijnë dhe 50 mijë të tjera

Mbërrijnë mbi 40 mijë doza vaksine AstraZeneca në aeroportin e Rinasit!

17.04.2021 - 18:55

Sapo kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 40.800 doza vaksine AstraZeneca nëpërmjet COVAX. Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri Edi Rama përmes një video në rrjete sociale.

Duke folur nga Rinasi, mnistrja Manastirliu tha se gjatë ditëve në vijim do të kemi ngarkesa të tjera vaksinash që do të mbërrijnë, me shpresën që deri në fund të këtij muaji të kemi arritur totalin e 700 mijë dozave të mëbërritura në vend.

Shënimi i Ramës

Aeroporti “Nënë Tereza” – Mbërrijnë 40,800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax, teksa presim mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim, për të mos e ndalur ritmin e lartë të vaksinimit, derisa çdo qytetar të mbrohet nga virusi i rrezikshëm.

“Do të vijojë vaksinimi i popullatës dhe i grupeve të riskuara siç vijuam sot me punonjësit e operatorëve turistikë. Kemi siguruar deri tani mbi 400 mijë doza vaksine dhe deri më tani kemi vaksinuar mbi 300 mijë vaksinime. Presim javën e ardhshme edhe 50 mijë vaksina të tjera AstraZeneca, plus jaanë dhe 8100 vaksina Pfizer. Do vijojmë të vaksinojmë në mënry intensive dhe deri në fund të prillit do të kemi 700 mijë vaksina të mbërritura ndërsa deri në fund të majit duam të vaksinojmë 500 mijë qytetarë”, tha Manastirliu.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore