Pjesëtarët e familjes mbretërore i dhanë lamtumirën e fundit ditë më parë Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare.
Në funeralin e tij ishte e pranishme Mbretëresha Elizabeth, së bashku me djalin e saj, Princin Charles, nipërit, William dhe Harry etj.
Gjatë ceremonisë mbretëresha u shfaq mjaft e prekur, duke qenë se mbi 70 vite të jetës së saj i kaloi e martuar me Princin Philip.
Pas vdekjes së Princit Philip, llogaritë e familjes mbretërore në mediat sociale ndërruan fotografitë e profilit duke i kthyer ato në bardhë e zi.
Imazhi kryesor, i cili ishte një foto e stemës së Mbretëreshës, është zëvendësuar me një fotografi nga afër të Madhërisë së saj gjatë një vizite në selinë e MI5 në shkurt të vitit 2020.
Ky ndryshim në fakt fsheh një detaj, pasi imazhi i mëparshëm tregonte Mbretëreshën me Princin Philip të dukshëm në sfond ndërsa tani Mbretëresha është vetëm.
“Një fotografi e bukur, por një ndryshim i trishtë. Foto shumë e bukur, Mbretëreshë shumë e bukur, por … kaq e trishtuar, aq e trishtuar”, vunë re vëzhguesit mbretërorë.
Llogaria drejtohet nga anëtarët e zyrës së Mbretëreshës dhe ofrontë reja, fotografi dhe video nga Pallati Buckingham në lidhje me punën dhe aktivitetet e Elisabethës dhe familjes së saj.
Kujtojmë se për t’i thënë lamtumirën e fundit bashkëshortit të saj, Mbretëresha Elizabeth la dhe një shënim mbi arkivolin e të ndjerit. Shënimi u kap nga disa fotografë dhe në të dallohej se ishte shkruar “Të dua” dhe “Lilibet”.