MENU
klinika

Ministria: Vetëm për ushtarakët që do të...

Me kërkesë të NATO-s, Forcat e Armatosura do të vaksinohen me “Pfizer”!

09.04.2021 - 10:02

Pas bluzave të bardha, pensionistëve, policëve e gazetarëve, ka nisur vaksinimi i forcave të armatosura shqiptare.

Procesi i nisur dje, ka prioritet ushtarakët që do të jenë pjesë e stërvitjes më të madhe që ka mirëpritur vendi, “Defender europe/21” që do të mbahet nga 26 prilli deri në 20 qershor.

Vetëm një ditë pas zgjedhjeve, në vend do të zbarkojnë mijëra trupa ushtarake amerikane dhe vendeve anëtare të NATO-s. Dhe kjo do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie për shkak të pandemisë. Nisur nga kjo, vendi ynë ka nisur punën për imunizimin e trupave që do të jenë pjesë e stërvitjes. Jo me vaksinën që po injektohet masivisht, por me “Pfizer”, si të vetmen alternativë perëndimore që ka gjendje.

Lajmi konfirmohet nga burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat thonë se forcat ushtarake që do të marrin pjesë në stërvitjen e madhe duhet të jenë të vaksinuar të gjithë, sipas protokolleve të kërkuara të sigurisë.

Ndonëse zgjedhja e vaksinave perëndimore, nuk deshifrohet si kërkesë e NATO-s, sipas Ministrisë, por logjika të çon aty. Imunizimi i ushtarakëve nis posaçërisht me ata që do jenë pjesë e eventit më të madh të këtij lloji ndër vite, dhe të paktat e të vetmet doza të “Pfizer”-it që erdhën në 6 prill nisën të administroheshin direkt tek ata. Madje, edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim shprehu preferencën e saj, kur u pyet mbi qasjen e Shqipërisë ndaj vaksinave lindore. “Sa më përket mua, mund t’ju them se i besoj vaksinës amerikane. Ne kemi standard më të lartë dhe mendoj që kjo pranohet në mbarë botën”.

Ndryshe nga listat e para të ushtarakëve që po vaksinohen, burimet brenda Ministrisë shtojnë se pjesa tjetër e forcave të armatosura do të kenë mundësi të zgjedhin llojin e vaksinës, gjë që nuk është aplikuar për asnjë kategori të lartpërmendur që është futur prej kohësh në proces.

Arsyet që kanë çuar NATO-n në një kërkesë të tillë janë krejtësisht të kuptueshme. Përveçse nuk do të lejonte që në dejtë e trupave të aleancës të injektohej vaksinë e prodhuar në vendet jashtë saj, si Rusia dhe Kina, vlerat e sigurisë dhe efikasitetit të provuar të “Pfizer/BioNTech” mund të sigurojnë mbarëvajtjen e eventit të madh, që mirëpret Shqipëria këtë vit.

Për stërvitjen e përbashkët ushtarake dhe lejimin e kalimit të trupave në territorin tonë, qeveria hartoi një projektligj të posaçëm që ka marrë miratimin e kuvendit në fillim të muajit mars. Qëllimi i tij është lejimi i hyrjes në territorin e republikës së Shqipërisë të mbi tre mijë trupave ushtarake nga disa vende pjesëmarrëse të Aleancës së Atlantikut Verior.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagon ministria e Shëndetësisë

Kosova dërgon 60 mjekë për vaksinim në Shqipëri

Pa vaksinë deri në...

COVID-19/ Po nëse COVAX dështon?