MENU
klinika

Champions League

Më në fund mposhtet Bayern, Chelsea thyen Porton

07.04.2021 - 22:00

Pas një serie të gjatë që nis që nga 2018-2019, Bayern Munchen është mposhtur në Champions, për më tepër në shtëpi. PSG fitoi 3-2 dhe shkon në avantazh në ndeshjen e kthimit. Në ndeshjen tjetër, Chelsea fitoi 2-0 ndaj Portos në transfertë.

Është zhbllokuar pas vetëm 3 minutash super ndeshja. Ishin miqtë që gjetën të parët golin. Mbappe ka finalizuar me sukses një aksion të bukur. I pafat Choupo-Moting, i cili ka goditur traversën pak momente para golit të francezëve.

PSG gjeti edhe golin e dytë në 28’. Ishte Marquinhos që shënoi për francezët. Braziliani mposhti Neuer pas një asisti magjik të Neymar. Bavarezët ngushtuan diferencat në minutën e 37-të. Choupo-Moting, ish-ylli i francezëve, mposhti Navas me një goditje të saktë me kokë.

Bayern ka barazuar në 60’. Thomas Muller ka kapur në befasi mbrojtjen e francezëve dhe ka mposhtur Navas me një goditje të saktë me kokë. Vendasit bëjnë presiojnë për golin e tretë, por ai vjen nga krahu tjetër me Mbappe, teksa lë Boateng në vend dhe ia fut mes shalëve. Bayern krijon pa fund, por nuk barazon dot.

Në ndeshjen tjetër, Chelsea ka mori avantazhin në minutën e 32-të. Mason Mount ishte autori i golit, me anglezin që ka realizuar pas pasimit të Jorginho. Mount shmangu bukur mbrojtësin dhe ka ndëshkoi portierin e Portos me një goditje të bukur. 0-1 për Chelsean në pjesën e parë!

Fraksioni i dytë ishte një fotokopje i atij të parë, me Porton që provoi të barazonte, por atëherë kur të gjithë menduan se ndeshja po shkonte drejt fundit, Chilëell shënoi një gol me shumë vlera. Mbrojtësi shënoi golin që mbylli ndeshjen në 0-2, duke i dhënë një avantazh shumë të rëndësishëm ekipit të tij për ndeshjen e kthimit në Angli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN