MENU
klinika

Vallja e burrave të Rugovës...

Mes tokës e qiellit, të bijtë e Shqiponjës!

18.04.2021 - 13:29

        Kadare, vetë i magjepsur prej hijeshisë, karakterit, patosit, harmonisë dhe forcës shpirtërore të lëvizjeve, do t’u kushtonte këto vargje valleve tona…

 

 Valle shqiptare, shenja n’erë
Ylbere tirqesh tej-tëhu
Kush ju kërceu ju njëherë
Dhe këmbët rob s’i mbenë te ju?

 

Askund më shumë sesa në vallet tradicionale shqiptare, nuk vërehet dëshira e njeriut për të fluturuar, për t’u shkëputur nga toka, për të ngelur pezull mes qiellit e tokës, sikur shqiponja e malit.

Askund më shumë sesa në vallet tona, nuk gjenden brenda, lufta, dashuria, dhimbja dhe dëshira për të jetuar.

Në to gjendet lufta e shpatave të mbretit Pirro, dashuria e Mujos e Halilit për trojet e tyre, mërzia e Ajkunës për Omerin, mallkimi i lotit të nënës për vdekjen e djalit, sa herë dora godet tokën.

Në to shprehet dëshira për të jetuar e gëzuar të lumtur jetën, në një botë ku shqiptari, kurre nuk u bë e keqja e askujt, gjithmonë u detyruam të luftojmë për t’u mbrojtur, po kurrë nuk sulmuam.

Në vallet tona tradicionale folklorike, gjendet brumi me të cilin, Zoti krijoi t’birin e Shqiponjës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në origjinën e valles shqipe

“Vallja e shqipeve”

Vallet e kënduara shkodrane

“Hajde lule moj shebojë”

Sa pak dimë për gruan e rrallë

Andronika, princesha e denjë arbërore