MENU
klinika

Gjashtë ditë para 25 prillit/ "Mos harroni se…"

Mesazhet e tre ambasadorëve: Me rëndësi që zgjedhjet të jenë të ndershme!

19.04.2021 - 12:14

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca dhe dy diplomatët e tjerë të Francës dhe Gjermanisë dhanë mesazhet e tyre 6 ditë para zgjedhjeve.

Nga Elbasani, tre ambasadorët e vunë theksin tek rëndësia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Luigi Soreca: Donim të shihnim një fushatë të përqendruar tek qytetarët shqiptare dhe jo tek sulmet dhe indimidimet. Ua përsëritëm këtë mesazh të gjithë liderëve. Ajo c’ka është e rëndësishme dhe thelbësore është që këto zgjedhje të jenë të ndershme dhe transparente. Blerja e votës është vepër penale, mos harroni edhe shitja e votës është vepër penale. Ne do të jemi në vëzhgim të zgjedhjeve që do të vizitojnë qendrat e votimit. Këto zgjedhje janë të rëndësishme për qytetarët shqiptarë, por edhe për BE dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Ambasadorja e Frances, Elisabeth Barsacq: Mendoj që heqja e gjuhës së urrejtës do të ishte gjeja tjetër e rëndësishme këtu në Shqipëri. Është me rëndësi që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, të votohet pa u intimiduar, pa u shitur dhe pa u blerë vota.

Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf : Këto zgjedhje janë thelbësore për Shqipërinë dhe për BE. Më vjen mirë që gjendem këtu, do të jemi të pranishëm këtu edhe të dielën.