MENU
klinika

Për parashikimin e motit

Met Office dhe Microsoft, bashkë për superkompjuterin më të fuqishëm!

24.04.2021 - 09:29

Zyra meteorologjike e Britanisë së Madhe Met Office  së bashku me Microsoft, do të ndërtojnë superkompjuterin më të fuqishëm të parashikimit të motit në botë.

Palët nënshkruan një marrëveshje miliona paundëshe për krijimin e këtij kompjuteri të avancuar i cili do të rrisë ndjeshëm saktësinë e parashikimit të motit.

Lajmi u dha më 22 Prill, ditën e Tokës. Moti në Britani njihet për ndryshimet e tij të shpejta dhe ky super kompjuter do të parashikojë me saktësi stuhitë, shirat e rrëmbyeshëm apo fatkeqësi të tjera natyrore.

Vendndodhja e saktë e këtij superkompjuteri nuk është bërë e ditur por pritet të vendoset në Anglinë e Jugut. Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve do të jetë një prej 25 superkompjuterëve më të avancuar në botë dhe më i fuqishmi në Britani.

Ai pritet të vihet në funksion verën e vitit 2022.