MENU
klinika

Çfarë thotë për pranimin e rezultatit nga liderët?

Meta flet mbi përplasjen me Yuri Kim: Pjesëmarrja e lartë në votime tregon se…

25.04.2021 - 16:27

Në një prononcim për mediat nga Fieri presidenti Ilir Meta tha se procesi deri më tani po ecën shumë mirë në të gjithë Shqipërinë, ndërsa theksoi se rritja e pjesëmarrjes tregon se kemi nxjerrë mësime nga e kaluara.

Kreu i shtetit theksoi se marrëdhëniet mes tij dhe SHBA-ve janë të shkëlqyera, ndërsa sa i takon pranimit të rezultatit nga udhëheqësit politik shtoi se ata duhet ti binden sovranit.

“Marrëdhëniet e Ilir Metës me SHBA-të kanë qenë, janë dhe do të mbeten më të shkëlqyerat. Sepse SHBA-të janë me popullin e Shqipërisë. Populli i Shqipërisë do t’i tregoj dhe SHBA-ve se beson te demokracia dhe në këtë mënyrë edhe ato do të jenë të kënaqura që Shqipëria do të celë negociatat me BE. Zgjedhjet janë të mrekullueshme. Kudo procesi po ecën shumë mirë. Në Vlorë të mrekullueshme, në gjithë Shqipërinë. Në Tiranë një pjesëmarrje fantastike, në Durrës kudo, të ecim përpara. Një pjesëmarrje sa më e lartë tregon se jemi të përgjegjshëm për votën dhe kemi nxjerrë mësime nga ajo që ka ndodhur në të kaluarën”, tha Meta.

Sa i takon pranimit të rezultatit nga liderët politik, Meta thotë se ata duhet ti binden sovranit. “Të gjithë duhet t’i binden sovranit dhe besoj se nuk ka asnjë arsye, asnjë justifikim, dhe i ftoj të gjithë ta presim me qetësim rezultatin. Është një proces historik, jo vetëm për 4 vite por në plan afatgjatë. Besoj se të gjithë do punojmë dhe bashkëpunojmë në orët në vijim dhe do jemi krenar që jemi popull shqiponjash”, shprehet ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenca reagon pas deklaratave të Vuçiç për zgjedhjet në Shqipëri

“Në 25 prill fiton ndryshimi! Marrëdhëniet me Serbinë do të jenë…”

Nga Bedri Islami: ...është përgatitur prej ditësh që të ndodhë!

Ajo që ndodhi në Kapitol dhe turpi që mund të përsëritet në Shqipëri