MENU
klinika

"Do të lë pa grup parlamentar"

Meta, mesazh Ramës: Mos më detyro të futem në garë

17.04.2021 - 13:59

“Mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar”.

Përmes këtij mesazhi drejtuar Edi Ramës, Presidenti Meta ka reaguar për disa banderola që janë vendosur në Gjirokastër ku shfaqet ai, Berisha, Kryemadhi dhe Basha me mbishkrimin “Keta nuk meritojnë më asnjë shans”.

Meta në postimin e tij thekson se ai nuk është pjesë e fushatës.

“Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze. Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar. Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman! Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!”, shkruan Meta.