MENU
klinika

Nuk mund të ishte më e lumtur se kaq!

Miley Cyrus arrin suksesin më të madh të karrierës

07.04.2021 - 09:03

Miley Cyrus ka arritur një super sukses, që e ka renditur në 3 artistet më të dëgjuara të dekadave të fundit. Këngëtarja ka bërë të ditur se ka arritur 1 miliardë dëgjime në Spotify, duke ju bashkuar Taylor Swift dhe Lady Gaga-s.

Ajo është shprehur shumë e lumtur për këtë moment, teksa ka kujtuar si e nisi rrugëtimin e saj në muzikë dhe ku është sot.

“Jam e nderuar që jam një nga 1 nga 3 artistet që në 3 dekadat e fundit kam arritur 1 miliardë dëgjime në Spotify. Jam krenare që i jam bashkuar Taylor Swift dhe Lady Gaga-s, dashuri dhe vlerësim për të gjithë ata që kanë dëgjuar Plastic Hearts dhe kanë mbështetur qëllimin e jetës sime që nga fillimi! Muzika është një pjesë e rëndësishme e ekzistencës sime. Nuk mund t’ju falenderoj mjaftueshëm që i bëtë realitet ëndrrat e mia”, ka shkruar Miley përkrah disa fotove të saj.

Kujtojmë se së fundmi Miley Cyrus dhuroi një  performancë mjaft emocionuese në “Super Bowl” të mbajtur në Florida. Teksa ishte duke performuar hitin e saj “Wrecking Ball”, Miley shpërtheu në lot dhe iu desh të ndalonte së performuari.

Ndërkohë që ishte duke kënduar “Don’t you ever think, i just walked away, i will always want you”, zëri i Miley filloi të shuhej dhe të dridhej. Këngëtares ju desh pak kohë sa të mblidhte  veten nga emocionet, të fshinte lotët dhe t’ja niste nga e para. Pavarësisht kësaj ajo arriti ta mbyllte performancën e saj me sukses dhe i shpjegoi publikut përse u prek aq shumë.

Miley shpjegoi se ajo përpiqet ta ruajë shumë veten e saj, por zemra i është thyer shpeshherë dhe ndaj nuk mundi të mbante lotët në këtë këngë kaq të ndjerë. Kaq mjaftoi që fansat e saj të mendonin menjëherë se “fajtor” për performancën prekëse ishte Liam Hemsworth, duke qenë se edhe “Wrecking Ball” besohet se i dedikohet pikërisht atij.