Studio e lajmeve në “News 24”, i është nënshtruar një transmetimi maratonë këtë të diel, e cila përkon dhe me ditën e zgjedhjeve parlamentare në vend.
Të ftuar në studio, së bashku me gazetarin Sokol Balla, i cili do të moderojë nga studio të gjithë procesin e zgjedhjeve, ishin analisti Skënder Minxhozi dhe drejtori i informacionit në “News 24”, Robert Rakipllari. Minzhozi tha se me fletën e re të votimit, ka një marsh më të lartë rreziku që të shpallen të pavlefshme.
Ai tha se ka votuar me kartë identiteti të sakduar dhe është lejuar lirisht nga komisionerët e QV ku ai voton. Ai tha ndër të tjera se situata deri më tani është e qetë.
“Në kushtet e një votimi që unë isha vetë dhe votova nuk e di si do të orientohen të gjitha shtresat e popullatës, sidomos të moshuarit. Ajo merimangë shifrash që fillon në krye të fletës dhe mbaron në fund është një provim aritmetik. Jam shumë kurioz të shoh numrin e votave të pavlefshme që do të dalin nga procesi. Janë afro 30 mijë në një situatë normale, jam kurioz si do të dalë. Nëse një komisioner ka një fëmijë sëmurë, e bllokohet me 30 minuta votimi, këto janë logjistikë dhe politikë. Nuk është ditë për detaje, sa për presidentin.
Ai e ka zënë vendin në kolonën e OSBE për shkelje. Ai apelin e ka konstruktiv, të kryqëzojmë gishtat Meta është i paparashikueshëm, është i rreshtuar. Kemi më shumë rezerva dhe presim deklarata pro opozitës nga Meta se sa nga kreu i opozitës. Votova me kartë të skaduar. Partitë sot luajnë në një teh brisku dhe kërkojnë të luajnë me lojën e shenjave se sa të gjuhës, e kuptueshme, ku e dimë që ka vende të zhvilluara si Amerika dhe kanë këto zhvillime. Deri më tani tregohet që edhe elektorati edhe partitë, seti i ri i rregullave, gjithçka ka bërë që përtej bërrylave të fushatës, të paktën dita zgjedhore të gjithë tentojnë të jenë brenda rreshtit, se sa do të jenë të tillë”, tha Minxhozi.
Nga krahu tjetër, Rakipllari theksoi se këto zgjedhje janë të qeta dhe janë zgjedhjet e para që prej 2017-ës, ku në garë janë forcat më të mëdha politike të vendit.
“Shifra zyrtare 7% në orën 9, është shifër e mirë. Kam përshtypjen që është pjesëmarrja më e lartë që kemi parë në zgjedhje. Nga e gjithë panorama që i bëtë ju, nuk jam i sigurt për Tiranën nëse voton shpejt.
Për herë të parë pas shumë vitesh nuk po votohet në kohë plazhi. Probleme serioze nuk ka. Përgjegjësisht proceset zgjedhore në Shqipëri nuk kanë probleme gjatë votimit. Problemet janë para dhe pjesa e numërimit. Pas lënies së mandaterve, bojkotit, është zhvillim pozitiv”, u shpreh Rakipllari.