MENU
klinika

Përdorimi i vaksinës kineze

Mjeku imunolog Genc Sulçebe: Na mbron nga format e rënda të virusit

12.04.2021 - 09:15

Mjeku i njohur imunolog Genc Sulçebe e ka rekomanduar marrjen e vaksinës kineze Sinovac. Por ndonëse ka një përqindje më të ulët efektiviteti në krahasim me vaksinat e tjera, siç tha mjeku, ajo mund të na mbrojë nga format e rënda që shkakton koronavirusi.

“I shpëtojmë formave të rënda, mund të kalojmë një covid të lehtë, por i shpëtojmë rastit për të shkuar në spital. Sigurisht që funksionon sepse jep imunizim por efektin e saj e shohim pas dy muajsh. Këtu ka një problem sepse kanë aplikuar dy doza të ndara në 15 ditë dhe do të shihet pas dy muajsh kur personi i vaksinuar do të ketë një përgjigje imunitare të matshme dhe të sigurt. Do shihet me numrin e rasteve dhe antikorpet”, u shpreh imunologu.

Sulçebe theksoi se ekspertët kanë rekomanduar gjithashtu kombinimin e vaksinave por shtoi se nuk janë kryer studime.

“Nëse bën tre doza nuk të gjen gjë, mund të bësh dhe një lloj vaksine tjetër. Janë rekomandime të studiuesve që nuk i kundërshtojnë por nuk janë studiuar pasi nuk ka kohë të bësh studime. Aq më tepër që numri i rasteve po bie kudo dhe për të bërë studime të tilla duhen shumë muaj dhe nuk pret koha. Nuk ka asnjë arsye pse mos të bëhen. Vaksinat me adenovirus si Johnson & Johnson, Sputnik etj mund të kombinohen me ato me ARN”, shtoi më tej Sulçebe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mbi 90% e rasteve të Covid duhet të kalojnë pa mjekim"

Mjeku Sulçebe: I shqetësuar për mjekimet e tepërta

“Kur do të arrihet imuniteti i tufës në Tiranë?”

Mjeku Sulçebe: Lufta kundër Covid nuk bëhet në spitale

“Duhen mbyllur për një farë kohë kafenetë”

Flet imunologu: Nuk e parandalojmë dot dhe s’kemi kapacitete!