MENU
klinika

Ulet numri i të infektuarve me Covid

MSH publikon shifrat/ Sa pacientë humbën jetën në 24 orët e fundit?

18.04.2021 - 16:34

Dy pacientë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e fundit bëri të ditur se në 24 orë janë infektuar 138 persona, një numër ky më i vogël se një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit

Janë kryer 2480 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 9 në Fier, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Elbasan, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Devoll, Kamëz, nga 3 raste në Lezhë, Lushnje, Berat, Fushë Arrëz, Skrapar, Vorë, nga 2 raste në Kukës, Mat, Shijak, Poliçan, nga 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Kavajë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Dimal, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Roskovec, Patos, Cerrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 442 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,584 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 175 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 71 – 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (18 Prill 2021)

Raste të reja ditore 138

Të shëruar në 24 orë 442

Të shtruar në spitale 175

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2480

Testime totale 607,688

Raste pozitive 129,594

Raste të shëruara 101,584

Raste Aktive 25,668

Humbje jete 2,342

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 18531

Fier 2216

Durrës 1088

Shkodër 915

Gjirokastër 913

Korçë 673

Vlorë 452

Dibër 322

Kukës 287

Elbasan 200

Berat 53

Lezhë 18

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


3 persona nuk ia dalin të fitojnë betejën me COVID-19

Mbetet i ulët numri i infektimeve të reja në 24 orë