Ideja e bashkëqeverisjes PS-PD është kthyer në temë diskutimi pikërisht në ditët e fundit të fushatës elektorale.
Lidhur me këtë ide, analisti Mustafa Nano tha për MCN TV se mund të jetë pak hileqare nga ana e kryeministrit Rama për shkak se i paraprin marrëveshjes së 2017 dhe kjo mund të penalizojë opozitën.
Nano gjithashtu tha se kjo marrëveshje bashkëqeverisje mund të jetë thikë me dy presa, nga njëra anë mund të ndihmojë në çeljen e negociatave dhe nga ana tjetër vendi do të mbetet pa opozitë.
Nano, një ide që ka qarkulluar shumë, të cilën edhe ju vetë e keni mbështetur, ajo e bashkëqeverisjes, është forcuar në 24 orët e fundit, pasi Kryeministri Edi Rama tha se ishte i gatshëm të bashkëpunonte me Bashën pas 25 prillit. Pyetja, është e thjeshte, nëse ka bashkëqeverisje, pse duhet te votojnë shqiptarët?
Legjenda urbane thotë që nëse PS fiton sërish do t’i shtrijë dorën PD dhe kjo do të kishte një lloj kuptimi. Ata kanë një marrëdhënie jo fort miqësore me elektoratin e PD dhe kjo bashkëqeverisje do t’i jepte fund konflikteve.
Pse kjo këmbëngulje e Ramës?
Mund të jetë pak hileqare sepse ai mendon që kjo i paraprin marrëveshjes së 2017 dhe Rama mendon se kjo mund t’i penalizojë. Nëse fiton Basha nuk ka nevojë të bëjë koalicion me Ramën.
Nano, çfarë të mirë dhe çfarë penaliteti do kishte nju qeveri PS-PD dhe çfarë do e penalizonte?
Kjo është thikë me dy presa. Diskutimi është kompleks, ka të mira dhe të këqija. Ne jemi në prag të çeljes së negociatave dhe krijojmë unitet dhe nuk kemi opozitën që del nga parlamenti. Nëse kemi situatë të qetë mund të bëhen reforma. Nuk ka kuptim të që të ndërrohet administrata sa herë ndryshon pushteti. E keqja është që vendi do të mbetet pa opozitë. Ajo kritikë do të bëhet nga të dyja palët dhe kjo do bëhet nga ata vetë dhe do të krijohej një lloj moçali. Por nuk kam menduar thellë për këtë.
A mendon se ky është një skenar që mbështetet edhe nga ndërkombëtarët?
Ata insistojnë sepse janë të lodhur nga konflikti PS- PD. Nëse Basha pranon këtë do të ketë alibi duke thënë që nuk mund ti bëjë ballë atij presioni të ndërkombëtarëve.
Presidentti Meta, tha se një koalicon Rama-Basha do I hidhte ata në zjarr. Si e shihni reagimin e Ilir Metës, që dikur ka qenë aleat në qeveri me Edi Ramën dhe sot betohet se nuk do ndodhe e kurrë?
Një nga konseguencat e kësaj aleance do të jetë me LSI që do ta lejë përfundimisht jashtë pushtetit dhe ajo do të humbë rëndësinë. Në marrëveshjen e parë ka qenë të nxirrej jashtë loje LSI dhe këtë e dinë edhe ndërkombëtarët. Objektivat e tjera që thashe mund të mos arrihet por zhduk LSI
Rama, deklaroi një ditë më parë në TVSH, se për tryezën e parë ndërqeveritare, ka bëre çfarë iu kërkuar. BE sipas tij, kërkoi vetting, i cili u krye, me pas u vu kusht Gjykata Kushtetuese. Ju si e shihini këtë proces?
BE nuk e ka vetëm me ne, ka një mendim që po piqet gjithnjë e më shumë lidhur me Ballkanin Perëndimor. Ato janë lodhur nga zgjerimi sepse kanë pasur probleme dhe duan të bëjnë një lloj stopi. Ka një lloj konflikti Brenda Europës. E konsideroj problem të Europës dhe unë e besoj Ramën kur e thotë këtë. Ata na shohin me dyshim. Edhe unë po të isha holandez nuk do ti hapja negociatat me Shqipërinë, nuk është e pjekur.