MENU
klinika

"Bashkëqeverisja do zhdukte edhe LSI-në"

Mustafa Nano: Rama mund të bëjë një grand-koalicion

27.04.2021 - 19:26

Analisti Mustafa Nano thotë se këto zgjedhje treguan se shqiptarët e duan Edi Ramën pavarësisht dështimeve të tij, pasi i kanë konsideruar si gabime.

I ftuar në edicionin e lajmeve në MCN TV, Nano thotë se pavarësisht humbjes Basha është personi i duhur për të drejtuar PD-në.

Mesazhi i parë nga këto zgjedhje është se shqiptarët kanë dashur që të drejtohen nga socialistët. Shqiptarët të gjithë dështimet e Edi Ramës i kanë marrë si gabime, jo për të madhe.

Mesazhi tjetër është se Partia Demokratike nuk është ende në gjendje të drejtojë shqiptarët. Unë mendoj se askush tjetër përveç Bashës nuk mund ta drejtojë PD. Këtë e tha edhe Edi Rama pavarësisht se nuk e di qëllimin e tij”, u shpreh Nano.

Më tej, analisti tha se Basha ka fituar pikë me moderimin gjatë fushatës së zgjedhjeve, ndërsa e fton atë të largojë hijet e së kaluarës.

‘Moderimi ka bërë që Basha të rrisë rezultatin. E kundërta ka ndodhur me Metën dhe për këtë arsye ka humbur LSI-ja.

Ky ka qenë edhe problem i opozitës që ka patur dy kryetarë de-juro dhe dy de-facto. Pa u larguar Berisha do jetë e vështirë.

Basha duhet ta largojë atë, sepse tani janë pa kauzë. Basha duhet të kërkojë ndjesë për atë që ka bërë Partia Demokratike. Pa kërkuar falje PD s’mund të bëjë kauzë’, u shpreh ai.

Në fund, Nano tha se bashkëqeverisja është gjëja e duhur për Shqipërinë. Këtë ai e deklaron duke u bazuar te ajo që tha Rama, i cili i shtriu dorën në fjalimin e fitores së PS-së në zgjedhje.

Sot Shqipëria është më e ndarë politikisht. Besoj Rama është i vetëdijshëm për këtë ndaj edhe kërkon ta rregullojë. Ftesa e tregon këtë.

Unë besoj se Rama në kokë ka bashkqeverisjen. Nuk e ka thënë sepse do i mohohej, siç e bëri Basha para zgjedhjeve.

Rama e ka në kokë këtë gjë sepse ka nevojë. Unë do e doja shumë këtë sepse duhen disa reforma të mëdha. Duhet të rregullohet konfliktualiteti për 30 vite.

Një bashkëqeverisje për 4 vjet krijon një klimë të mirë, do rregullonte disa gjëra.

Bashkëqeverisja do zhdukte edhe LSI-në. Besoj se Rama mund ta bëjë një grand-koalicion“, shpreh Nano.

REMOTE_ADDR:[]
Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin