MENU
klinika

PDIU: Humbëm një patriot të madh

Ndahet nga jeta kreu i Shoqatës “Çamëria”

10.04.2021 - 10:11

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare kreu i Shoqatës Patriotike ”Çamëria” Hektor Sejko.

Ky i fundit ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet i ka shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen dhe kanë cilësuar Sejkon si një patriot të madh, i cili nuk reshti së punuari për amanetin e Çamërisë.

Hektor Sejko lindi në Gjirokastër më 18 korrik të vitit 1946. Ai vinte nga një familje patriotike nga fshati Filat i Çamërisë.