MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ndikojnë ilaçet tek kohëzgjatja e ciklit?

03.04.2021 - 09:38

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:Ndikojnë ilaçet tek kohëzgjatja e ciklit?

Mjeku: Përveç pilulave për kontrollin e lindjeve, ilaçe të caktuara mund të ndikojnë tek ciklit menstrual, kjo si pasojë e përbërësve të tyre kimikë. Ilaçet për lehtësimin e dhrmbjeve (Advil, Naprosyn, ibuprofen etj), ilaçet kundër depresionit, mjekimet për tiroiden etj. mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e ciklit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.