MENU
klinika

TIA: Karantina në Shqipëri s’është më detyrim për ata që vijnë nga ky ven

Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë

13.04.2021 - 19:23

Nesër rifillon fluturimi i parë më Anglinë pas një periudhe të gjatë pezullimi të udhëtimeve drejt këtij vendi.

Lajmi është konfirmuar nga TIA (Tirana International Albania), e cila sqaron në faqen e saj hapat që duhet të ndjekin pasagjerët për të udhëtuar në Angli.

NJOFTIMI I PLOTË TIA-s

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Angli: Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë dhe do ju luteshim që të keni parasysh këto hapa përpara udhëtimit dhe dokumentet që duhet t’i paraqisni bashkë me pranimin e biletës në aeroport. Kërkohet me rigorozitet:

1. Të jeni 3 orë përpara udhëtimit në aeroport, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumentave që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore.

2. Tamponi PCR i 72 orëve të fundit

3. Vërtetimi se se keni bërë pagesën për kryerjen e testit COVID, ditën 2 dhe 8 pasi të keni mbërritur në Angli. Pasi keni kryer këtë hap, ju jepet një kod dhe ky kod përfshihet në formularin PFL që duhet ta keni në check-in me detyrim, të plotësuar. Referohuni ju lutem edhe këtij linku.

https://www.gov.uk/guidance/providers-of-day-2-and-day-8-coronavirus-testing-for-international-arrivals?fbclid=IwAR0Mny-iqYrQQ1cdlUjsyi6v9F5P8x0pxFS0dLxi8OAjlBAmlCXLkH3adh4

4. PFL (Formulari Passenger Locator Form) duhet të jetë i plotësuar me kujdes.

https://provide-journey-contact-details.homeoffice.gov.uk…

5. Për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim, si edhe për ata që aktualisht ndodhen në Shqipëri.

Urojmë ta gjeni të dobishëm informacionin.

Faleminderit për bashkëpunimin.

Tirana International Airport