Maxhoranca fitoi 18 deputetë në zgjedhjet që u zhvilluan më 25 prill, ndërsa Pandeli Majko ishte renditur një vend më poshtë, pra i 19-ti. Por ndryshe nga kolegu i tij Fatmir Xhafa, ai nuk arriti që të merrte 10001 vota në emër të tij, në mënyrë që të thyente herësin. Kur kishin mbetur edhe 30 kuti të pahapura në qarkun e Tiranës, Majko rezultonte se kishte marrë në emrin e tij 8663 vota. Njësoj si Majko, edhe deputetja socialiste Mimi Kodheli, e cila konsumoi mandatin e tretë në këtë legjislaturë, në këto zgjedhje ishte vendosur e 21-ta në listën e Tiranës.
Kodheli ka siguruar më pak vota se sa kolegu i saj Pandeli Majko. Deri në mesnatë ajo kishte marrë vetëm 5 mijë. Për të thyer herësin, asaj i duheshin edhe 5 mijë vota të tjera. Kryeministri Rama e zgjodhi këtë skemë si një metodë për të sprovuar vlerën e secilit prej senatorëve në terren, çka do t’i sillte edhe më shumë vota në shportën socialiste. Sipas kreut të qeverisë, kjo ishte një formulë maksimalizuese e votave, në një kohë që PS-ja kërkonte mandatin e tretë, të cilin e fitoi duke thyer traditën në Shqipëri.
DEMOKRATËT QË S’IA DOLËN
Edhe në kampin opozitar pati figura të cilat nuk arritën që të siguronin vota mjaftueshëm në emër të tyre për të dalë deputetë në Parlamentin e ardhshëm. Aldo Bumçi ishte njëri prej tyre. Ai u rendit i 16- ti në qarkun e Tiranës në listën e Partisë Demokratike. Në kryeqytet PD-ja dhe aleatët e saj të vegjël arritën që të nxirrnin vetëm 15 deputetë.
Ndonëse 4 më shumë se në zgjedhjet e parafundit, opozita nuk arriti që të çonte në Parlament sërish Aldo Bumçin. Po kështu, Bumçi ishte shumë larg numrit të nevojshëm të votave preferenciale. Ndryshe nga Bumçi, Bardh Spahia, i cili mbajti vetëm dy vite mandatin e deputetit në qarkun e Shkodrës me PD-në, edhe pse doli kandidati më i votuar në Shkodër, nuk arriti që të siguronte mandatin për t’u rikthyer sërish në institucionin ligjbërës.
ME TE VOTUARIT
PARTIA SOCIALISTE
Qarku Berat
1 Blendi Klosi 12339 vota
2 Bardhyl Kollçaku 6370 vota
3 Hatixhe Konomi 5622 vota
4 Nasip Naço 4667 vota
5 Fadil Nasufi 4375 vota
Rirenditja sipas votave
preferenciale ne qarkun e
Beratit për Partinë Socialiste.
Qarku Dibër
1 Aurora Mara 9367 vota
2 Dionis Imeraj 5154 vota
Qarku Durrës
1 Edi Rama 14969 vota
2 Lefter Koka 9217 vota
3 Rrahman Rraja 7741 vota
4 Jurgis Çyrbja 6487 vota
4 Milva Ekonomi 3651 vota
5 Ilir Ndraxhi 3511 vota
6 Denis Deliu 2844 vota
7 Klodiana Spahiu 2611 vota
8 Arkend Balla 2377 vota
Qarku Elbasan
1 Taulant Balla 21604 vota
2 Saimir Hasalla 11518 vota
3 Luan Duzha 6813 vota
4 Besion Ajazi 5374 vota
5 Evis Kushi 4377 vota
6 Shkëlqim Bullari 4243 vota
7 Dasantila Tahiraj 4062 vota
8 Klevis Xhoxhi 2531 vota
Qarku Fier
1 Erion Braçe 15622 vota
2 Gramoz Ruçi 10292 vota
3 Lindita Buxheli 5390 vota
4 Bujar Çela 4319 vota
5 Antoneta Dhima 4268 vota
6 Mirela Pitushi 3508 vota
7 Adela Hysenaj 3475 vota
8 Petro Koçi 3233 vota
9 Baftjar Zeqaj 2726 vota
Qarku Gjirokastër
1 Bledar çuçi 11932 vota
2 Laert Duraj 4129 vota
3 Mirela Kumbaro 2528 vota
Qarku Korçë
1 Niko Peleshi 11479 vota
2 Ilirian Pendavinji 6236 vota
3 Bledi Çomo 5788 vota
4 Blerina Gjylameti 5447 vota
5 Arian Jaupllari 5164 vota
6 Ilir Topi 5046 vota
Qarku Kukës
1 Gerta Duraku 5368 vota
Qarku Lezhë
1 Eduard Ndreca 7250 vota
2 Lindita Nikolla 5145
3 Gentian Malotaj 5052 vota
Qarku Shkodër
1 Paulin Sterkaj 7335 vota
2 Benet Beci 6131 vota
3 Ilir Beqaj 3920
Qarku Tiranë
1 Fatmir Xhafaj 16102 vota
2 Ornaldo Rakipi 15212 vota
3 Belinda Balluku 14949 vota
4 Etjen Xhafaj 12360 vota
5 Arben Ahmetaj 10979 vota
6 Ogerta Manastirliu 8886 vota
7 Alqi Bllako 8477 vota
8 Xhemal Qefalia 8065 vota
9 Elisa Spiropali 7871 vota
10 Pandeli Majko 7785 vota
11 Etilda Gjonaj 7085 vota
12 Ulsi Manja 6504 vota
13 Luljeta Bozo 5169 vota
14 Mimi Kodheli 5152 vota
15 Dallëndyshe Bici 4860 vota
16 Eduard Shalsi 4474 vota
17 Plarent Ndreca 3889 vota
18 Arben Pëllumbi 3644 vota
Qarku Vlorë
1 Edi Rama 11412 vota
2 Anila Denaj 6428 vota
3 Damian Gjiknuri 6009
4 Vullnet Sinaj 5759 vota
5 Niko Kuri 4409 vota
6 Ilir Metaj 3683 vota
7 Pranvera Resulaj 2919 vota
8 Anduel Tahiraj 2542 vota
PARTIA DEMOKRATIKE
Qarku Berat
1 Tomor Alizoti 5054 vota
2 Kasëm Mahmutaj 4267 vota
Qarku Dibër
1 Xhelal Mziu 5321 vota
2 Edmond Isaku 5098 vota
3 Kreshnik Çollaku 5093 vota
4 Dhurata Çupi 2870 Vota
Qarku Durrës
1 Igli Cara 6952 vota
2 Manjola Luku 6108 vota
3 Ferdinant Xhaferaj 6080 vota
4 Andia Ulliri 5595 vota
5 Agron Duka 4731 vota
6 Edi Paloka 4212 vota
Qarku Elbasan
1 Luçiano Boçi 10930 vota
2 Dashnor Sula 7523 vota
3 Lefter Gështenja 5020 vota
4 Qani Xhafa 4190 vota
5 Gazment Bardhi 3984 vota
6 Eugen Isaj 3663 vota
Qarku Fier
1 Agron Kapllanaj 9274 vota
2 Luan Baçi 5315 vota
3 Enkelejd Alibeaj 5225 vota
4 Saimir Korreshi 4887 vota
5 Ilda Dhori 3858 vota
6 Eduart Sharka 3459 vota
Qarku Gjirokastër
1 Tritan Shehu 3364 vota
Qarku Korçë
1 Ervin Salianji 9428 vota
2 Seladin Jakupllari 7425 vota
3 Bledjon Nallbati 7415 vota
4 Edmond Spaho 5938 vota
5 Andrea Mano 5469 vota
Qarku Kukës
1 Flamur Hoxha 9159 vota
2 Isuf çelaj 5257 vota
Qarku Lezhë
1 Kastriot Piroli 9374 vota
2 Mark Marku 5321 vota
3 Agron Gjekmarkaj 4067
4 Lindita Metaliaj 2328 vota
Qarku Shkodër
1 Bardh Spahia 7219 vota
2 Helidon Bushati 6743 vota
3 Zef Hila 5975 vota
4 Ramadan Likaj 4778 vota
5 Lodovik Hasani 3810 vota
Qarku Tiranë
1 Lulzim Basha 15552 vota
2 Agron Shehaj 13475 vota
3 Belind Këlliçi 9888 vota
4 Grida Duma 8589 vota
5 Shpëtim Idrizi 7158 vota
6 Flamur Noka 6825 vota
7 Sali Berisha 6621 vota
8 Fatmir Mediu 6417 vota
9 Petrit Doda 5826 vota
10 Jorida Tabaku 5806 vota
11 Orjela Nebijaj 5467 vota
12 Dashamir Shehi 5274 vota
13 Asllan Dogjani 5140 vota
14 Ivi Kaso 4880 vota
15 Orjola Pampuri 3259 vota
Qarku Vlorë
1 Bujar Leskaj 5254 vota
2 Fation Veizaj 3551 vota
3 Ina Zhupa 3511 vota
4 Gëzim Ademaj 3274 vota
Lëvizja Socialiste për
Integrim
Qarku Tiranë
1 Përparim Spahiu 3312 vota
2 Monika Kryemadhi 2346 vota
Qarku Shkodër
1 Agron çela 2656 vota
Qarku Fier
1 Monika Kryemadhi 1771 vota