MENU
klinika

"Forcat e NATO-s nuk do e lejojnë të destabilizohet vendi"

Ngjela: Meta në gjendje të rëndë nga frika e drejtësisë

21.04.2021 - 08:21

Avokat Spartak Ngjela e cilëson të papranueshme përfshirjen e presidentit Ilir Meta në fushatë. Të dielën qytetarët do të zgjedhin se kush do të qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme, por presidenti është bërë tepër protagonist duke i mëshuar gjuhës së tensionit.

Në një prononcim për gazetën “sot”, Ngjela tha se veprimet e Metës nuk janë aspak normale për një president, por tregojnë problemet e tij psikike dhe frikën që e ka kapluar nga reforma në drejtësi. Avokati theksoi se, Meta e kupton që nuk ka forcë të bëjë dot asgjë kundër luftës antikorrupsion dhe ndaj kërkon destabilizim të vendit, për të larguar përkushtimin në këtë reformë.

“Nuk besoj se ju keni parë ndonjë president të sillet kështu. Është ajo që kemi thënë edhe që tashmë po vërtetohet, ai ka deviacione. Por, kam përshtypjen që është edhe i frikësuar. Ashtu sikundër e deklaroi Rama, presidenti është i shqetësuar nga reforma në drejtësi. Ai po e sheh që reforma në drejtësi dhe lufta antikorrupsion nuk ndalojnë, prandaj dhe reagon në atë mënyrë aspak normale. Sepse ai vetë si president nuk ka me çfarë ta bëj. Ka ai ndonjë shans? Jo nuk ka. Prandaj po zgjedh rrugë të tilla, të agravimit total”, u shpreh avokati. Sipas tij, presidenti po shkel Kushtetutën duke u përfshirë në zgjedhje dhe kjo gjë nuk tolerohet në asnjë vend që ka 30 vite demokraci.

Nga ana tjetër Ngjela u shpreh i sigurt se presidenti lodhet më kot, sepse nuk do mund të krijojë trazira as para zgjedhjeve dhe as pas zgjedhjeve. Sipas tij, vendi është nën monitorimin e ndërkombëtarëve që në asnjë moment nuk do lejojnë destabilizim. Ndërsa, pas 25 prillit në vend do të jenë të pranishme forcat e NATO-s për stërvitje ushtarake dhe kjo e tremb Metën. Ngjela tha se, as në bashkëpunim me Berishën, presidenti Meta nuk do merrte dot hapin për trazira për aq kohë sa ne jemi vend i NATO-s dhe është plotësisht e sigurt që forcat e tyre nuk do lejojnë të ndodhë diçka e tillë, aq më pak të nisura nga presidenti i vendit.

“Nuk ka ndonjë shans që Meta dhe Berisha të krijojnë destabilizimin e vendit pas 25 prillit, kur në 26 prill fillojnë stërvitjet e NATO-s. Si mund të destabilizohet një vend i NATO-s, nga persona që kuptohet luajnë për interesa që janë jashtë NATO?! Nuk mund të ndodhë asnjë destabilizim kur forcat e NATO-s janë këtu, sepse ata nuk do rrinë duarkryq dhe t’i bashkohen destabilizimit. Pra, nuk mund të ndodhin gjëra të tilla. Nuk besoj se dhe ata do guxojnë të krijojnë destabilizim në kohën kur në vend bëhet stërvitje ushtarake nga NATO në Shqipëri”, tha ai.

Sipas Ngjelës, veprime të tilla anormale Meta i ka shfaqur dhe para se të zgjidhej president, ndaj gabimi është bërë që në momentin që e zgjodhën si të tillë. Sipas tij, akoma më shumë rëndohet gabimi për aq kohë sa Meta vijon të mbajë atë post, pasi sipas tij asnjë person me atë pozicion nuk duhet të tolerohet me veprime të tilla. Sakaq, Ngjela tha se më e mira është që, mazhoranca të veprojë, pasi nuk ka më arsye që ky person të jetë president. “Mbase presidenti ka edhe ndonjë deviacion tjetër psikik ose ndonjë problem tjetër pasi asnjë sjellje nuk është normale për pozicionin e një presidenti.

Gjithsesi duhet të theksojmë se, këto janë gjëra që nuk mund t’i bëjë një burrë shtetit. Duhet të keni parasysh një gjë: Pse mazhoranca e zgjodhi? Sepse ai i çalë ka qenë nga mendja që para se të merrte postin e presidentit. Po sot pse e mbajnë në detyrë? Ai duhet shkarkuar. Diçka duhet të ndodhë, nuk e di se çfarë do të ndodhë në Shqipëri, por e sigurt që nuk kemi më se çfarë t’u analizojmë momenteve të tilla psikike, mbetet vetëm të shohim se çfarë do ndodhë me të, se si do precipitojnë ngjarjet pas veprimeve të tilla të një presidenti, të cilat nuk lejohen në asnjë shtet tjetër normal”, u shpreh ai.

REMOTE_ADDR:[]