MENU
klinika

Po shpërndante para për vota

Nis hetimi për kandidatin e PD në Dibër dhe 4 simpatizantë

24.04.2021 - 12:19

Kandidati i PD në Dibër, Luan Haka dhe 4 simpatizantë të PD po hetohen në gjendje të lirë, pasi ndaluan një makinë ku udhëtonte një punonjës e postës. Sipas policisë, punonjësja ishte me detyre shpërndarëse e pensioneve, por PD pretendon se do të shpërndaheshin para në këmbim të blerjes së votës.

Simpatizantët e tjerë për të cilët policia nisi hetimet janë  Behar Dema,  Aranit Osmani, Arben Strazimiri dhe Gjergj Muça

Njoftimi i policisë

Ka nisur hetimin për 5 simpatizantë të një subjekti politike, pasi sipas policisë këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme, në fshatin Burim në Maqëllarë kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke ndaluar dhe kontrolluar një automjet , që udhëtonte shtetasja F. M, punonjëse në Postën e Maqellarës

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit :

A. S., Gj. M., L. H., B. D., A. O., banues në Dibër, (simpatizanë të një subjejti politik)
Këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme, në fshatin Burim, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke ndaluar dhe kontrolluar një automjet , që udhëtonte shtetasja F. M, punonjëse në Postën e Maqellarës, (me detyrë pagatore shpërndares e pensioneve) në Njësinë Administrative Maqellarë, me pretendimin se kjo shtetase po shpërndante para në këmbim të votave.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar i grupit hetimor dhe shërbimeve të Policisë në automjetin që udhëtonte shtetasja F. M., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale” Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri