MENU
klinika

Tre ditë nga zgjedhjet/ Njoftimi i KQZ-së

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa qarqe

22.04.2021 - 09:46

Ka nisur sot shpërndarja e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit.

Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxha bëri me dije në një prononcim për mediat se është bërë gati baza materiale dhe shpërndarja e kamerave në çdo KZAZ.

Sot do të shpërndahet baza materiale për qarqet Kukës dhe Vlorë, Fier, Shkodër, Berat, Gjirokastër, Dibër ndërsa nesër do të vijojë me Tiranën, Elbasanin, Durrësin e Lezhën.

“Sot ndodhemi në Lundër, ashtu siç po shikoni po bëhet gati baza zgjedhore për zgjedhjet e 25 Prillit. Ky proces ka filluar edhe përpara mbërritjes së fletëve të votimit në vend. Shpërndarja e bazës zgjedhore ka nisur me dhomat e fshehta të votimit, materialet e planit të masave anti-Covid dhe posterat që do të afishohen pranë qendrave të votimit për të orientuar qytetarët si do të votohet”, u shpreh zëdhënësja.

Materialet zgjedhore janë ngarkuar me kamionët e ushtrisë dhe janë shpërndarë në mbi 5100 qendra votimi në Shqipëri.

Fletët e votimit janë prodhuar nga kompania sllovene. Ka edhe fletë votimi të veçanta, për persona me aftësi të veçantë.

Sjellim në vëmendje që na ndajnë tre ditë nga zgjedhjet parlamentare që do të mbahen ditën e dielë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lleshaj befason nga Shkodra

“Ministër deri në zgjedhjet e 2021”

Mbërrijnë 7020 dozat e ‘Pfizer’/ Rama, ‘shteg’ për vaksinën kineze:

“Nuk e përjashtoj mundësinë, por do të ishte shumë e rëndë për…”