MENU
klinika

Fotot po bëjnë xhiron e rrjetit!

Nisin zyrtarisht xhirimet për ribashkimin e “Friends”

12.04.2021 - 09:36

Seriali i famshëm “Friends” i viteve ’90, ka qenë i preferuari i adoleshentëve për breza të tërë dhe vazhdon të ndiqet e të renditet si një prej serialeve më të preferuar në historinë e televizionit.

Në shkurt të këtij vitit që lamë pas, aktorët dhanë lajmin e bukur që gëzoi fansat nga e gjithë bota.

Ata kishin vendosur të vinin me një ribashkim të veçantë që do të niste në muajin maj.

Mirëpo, emergjenca Covid-19 i prishi planet dhe ribashkimi i “Friends” u shty për më vonë.

Më në fund, xhirimet për ribashkimin e “Friends” kanë nisur, siç ka treguar edhe faqja e tyre zyrtare në Instagram.

“Friends: The Reunion do të vijë në HBO Max,”- shkruhej në postim.

Për më tepër, aktori Matthew Perry ndau në Instagram një foto nga xhirimet, të cilën më pas e fshiu.

Në rrjet po qarkullojnë foto nga skenat e xhirimit dhe fansat s’mund të ishin më të lumtur.

Nisin xhirimet për ribashkimin e ‘Friends’ dhe fotot bëhen

Aktorët e famshëm do të bashkohen edhe një herë, për të na dhuruar kujtimet më të bukura nga ky serial që pëlqehet nga fansa në mbarë botën dhe na bën të qeshim në çdo kohë!

Mezi po i presim!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN