MENU
klinika

shpallet në kërkim nga policia

Një 17-vjeçar qëllon me armë 23-vjeçarin

28.04.2021 - 12:50

Një 23-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Korçë, pas një konflikti të çastit.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen lagjen nr.14, Korçë, pas një konflikti të çastit, një 17-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri 23-vjeçarin me iniciale K. L.

Policia ka shpallur në kërkim autorin, i cili u largua nga vendngjarja.

“Më datë 28.04.2021, rreth orës 10:55, në lagjen nr.14, Korçë, pas një konflikti të çastit, shtetasi Th. Th., rreth 17 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin K. L., rreth 23 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet proceduriale dhe po punohet për kapjen e autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN