Ditën e sotme nis vakisnimi masiv i efektivëve të policisë.
Bëhet me dije se vaksinimi i efektivëve do të bëhet tek stadium “Air Albania” në Tiranë. Lajmi për nisjen e vakisnimit të efektivëve e bëri me dije ditën e djeshme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Nga nesër përgatitemi të vaksinojmë policinë dhe gazetarët,” tha Manastirliu dje.
Tashmë ka mbërritur pranë stadiumit kombëtar kryeministri Edi Rama, Manastirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Mësohet se 500 efektivë policie do të vaksinohen sot që janë kryesisht efektivë të Forcave të Rendit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Kujtojmë që dje janë kryer 17.023 vaksinime në të gjithë vendin.