Kanë mbetur edhe dy kuti pa numëruar, por Partia Socialiste ka siguruar mandatin e pestë në Berat, duke ia marrë LSI.
Nga numërimi i fletëve në 275 QV socialistët 41.924 vota, Partia Demokratike 22.803 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 8.367.
Aktualisht sipas projeksioneve, Partia Socialiste ka siguruar në këtë qark 5 mandate, Partia Demokratike 2 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim mbetet pa mandate në Berat.
Blendi Klosi, drejtuesi politik i PS në këtë qark tha se është një fitore fantastike.
“Është fantastike! Është një rezultat spektakolar, një punë e madhe dhe përgatitje për këtë ditë. Është një punë disa mujore, por në fakt me dekada pritej që PS të bashkohej e gjithë e majta, 5 mandate të munguara, e për këtë arsye ishte ideja që të vendosshim në këtë kufi. Ashtu si drejtuesit e tjerë të partisë, edhe unë vendosa të je mi 5 në Qarkun e Beratit. Ishte një mandat sakrifice dhe luftë e madhe nga qindra njerëz që na mbështeten këtë fushatë”, tha Klosi.