MENU
klinika

Masakroi me thikë vjehrrën

Nusja refuzon të flasë në Polici!

13.04.2021 - 10:12

Miranda Markja, 44-vjeçarja e arrestuar si e dyshuar për vrasjen e vjehrrës së saj, pasditen e së shtunës në fshatin Burim të Maqellarës, në Dibër, ka refuzuar të flasë në Polici.

Ndërsa familjarët e saj, që kanë dëshmuar për grupin hetimor, kanë treguar se ajo vuan nga probleme psikologjike. Sipas Policisë lokale, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së diel, ndërkohë që të afërmit e viktimës kanë deklaruar se 74-vjeçarja është masakruar pasditen e së shtunës dhe se ngjarja është raportuar në Polici me shumë orë vonesë.

Po ashtu, mësohet se 44-vjeçarja që shkaktoi tragjedinë kishte probleme psikologjike dhe se në momentin e krimit dy gratë ishin të vetme në shtëpi. Në momentin që Komisariati i Policisë është informuar për krimin brenda familjes, ka dërguar në Maqellarë efektivët, të cilët kanë kryer arrestimin e Miranda Markjas, e akuzuar për “vrasje me dashje”. Po ashtu pranë banesës, efektivët e Rendit gjetën dhe sekuestruan thikën, me të cilën nusja vrau vjehrrën.

Burimet shtojnë se gjashtë orë pas ekzekutimit të vjehrrës nusja i ka telefonuar bashkëshortit, i cili shiste në tregun e qytetit, duke e njoftuar për ngjarjen e ndodhur. Djali i Nazmie Markjas sapo ka marrë lajmin është kthyer me urgjencë në shtëpi dhe e ka gjetur nënën të pajetës. Ndërkohë, në banesë ka gjetur gruan e tij, e cila as fliste as reagonte pas ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese